U dënua me 200 euro gjobë pasi hodhi lavatriçen nga ballkoni i banesës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është dënuar me 200 euro gjobë personi i cili ka hedhur lavatriçen nga ballkoni i banesës. “Inspektorët e Inspektoratit të Kryeqytetit kanë gjobitur me 200 euro personin i cili ka hedhur në mënyrë të rrezikshme mbeturinat inerte nga ballkoni i një objekti duke rrezikuar kalimtarët e rastit”, njofton Komuna…

Lajme

14/02/2024 18:15

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është dënuar me 200 euro gjobë personi i cili ka hedhur lavatriçen nga ballkoni i banesës.

“Inspektorët e Inspektoratit të Kryeqytetit kanë gjobitur me 200 euro personin i cili ka hedhur në mënyrë të rrezikshme mbeturinat inerte nga ballkoni i një objekti duke rrezikuar kalimtarët e rastit”, njofton Komuna e Prishtinës.

Ata kanë bërë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes, mos të hedhin mbeturina ku nuk lejohet sepse do të gjobiten bazuar në rregullore. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: