Guvernatori i BQK-së takon ekipin e GET-it, flasin për përfshirje në sistemin e Kartonit të Gjelbër të Këshillit të Byrove
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili është takuar sot me ekipin e GET-it të përfaqësuar nga Marie-Aimée Salopiata. Ismaili gjatë këtij takimi ka biseduar rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës në sistemin e Kartonit të Gjelbër të Këshillit të Byrove, thuhet në njoftim. “Bazuar në qëndrimet aktuale, rekomandimet e dala dhe bashkërendimit në nivel institucional dhe…
Lajme
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili është takuar sot me ekipin e GET-it të përfaqësuar nga Marie-Aimée Salopiata.
Ismaili gjatë këtij takimi ka biseduar rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës në sistemin e Kartonit të Gjelbër të Këshillit të Byrove, thuhet në njoftim.
“Bazuar në qëndrimet aktuale, rekomandimet e dala dhe bashkërendimit në nivel institucional dhe ndërinstitucional do të avancohet drejt zgjidhjeve të mundshme praktike për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave, ashtu edhe për integrimin rajonal e më gjerë”, thuhet në njoftimin e BQK-së në Facebook .
BQK ka shkruar se në pajtim edhe me Planin Strategjik 2024-2028, do të vazhdojë të mbështesë këtë proces në përpjekje shumëdimensionale, duke përfshirë edhe aspektet diplomatike për të arritur këtë qëndrim.
Njoftimi i plotë:
/Lajmi.net/