Njeriu i Kurtit në BQK, Mushkolaj: Kapja nuk është ndryshe

Bordi i Bankës Qëndrore para disa ditësh emëroi ish këshilltarin e Kryeminstrit Kurti, Milot Cakaj me postin zv-guvernatorit. Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka reaguar në rrjetin social në “Facebook” rreth emërimit të Cakaj zëvendës guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës. Mushkolaj shkroi në rrjetin e tij social për reagimin “hiq serioz”…

Lajme

25/01/2024 21:15

Bordi i Bankës Qëndrore para disa ditësh emëroi ish këshilltarin e Kryeminstrit Kurti, Milot Cakaj me postin zv-guvernatorit.

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka reaguar në rrjetin social në “Facebook” rreth emërimit të Cakaj zëvendës guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Mushkolaj shkroi në rrjetin e tij social për reagimin “hiq serioz” të LDK-së dhe përkatësisht përmendi deputetin Avdullah Hoti rreth kësaj çështje.

Ai nuk la pa kritikuar edhe vendimin që kishte marrë aso-kohe qeveria e ish-kryeministrit Isa Mustafa rreth emërimit të ish-asambelistit të LDK’së në Prishtinë dhe shef kabinetit të ish-kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli në pozitën e zëvendës guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Në fund Mushkolaj shkroi: “Apo, ndoshta, “rruga e re” e sheh ndryshe këtë farë pune. Këtu s’kemi të bëjmë me reagim parimor, por veç me demagogji”.

Më poshtë e keni reagimin e tij të plotë:

“Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Milot Cakaj, është emëruar zv/guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës. Kapja nuk është ndryshe.

Por, nuk e marr hiç serioz reagimin e LDK’së, përkatësisht deputetit Avdullah Hoti për këtë emërim. Në po të njëjtën pozitë dikur caktohej Sokol Havolli, asambleist i LDK’së në Prishtinë dhe shef kabineti i ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Nëse tash VV e ka kapur BQK’në me Cakajn, njësoj ka vepruar dikur LDK me Havollin.

Apo, ndoshta, “rruga e re” e sheh ndryshe këtë farë pune. Këtu s’kemi të bëjmë me reagim parimor, por veç me demagogji./Lajmi.net