Paratë false po qarkullojnë në treg, qytetarët fajësojnë shtetin

Paratë false po qarkullojnë tash e disa muaj në tregun kosovar, fillimisht dy eurot e tani edhe 20 euro, 100 e 500 euro. Këto para false po u paraqesin probleme qytetarëve të Kosovës, në çdo rast kur po paguajnë për blerjet e tyre. Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari i ka pyetur qytetarët në Prishtinë për…

Lajme

17/01/2024 18:12

Paratë false po qarkullojnë tash e disa muaj në tregun kosovar, fillimisht dy eurot e tani edhe 20 euro, 100 e 500 euro.

Këto para false po u paraqesin probleme qytetarëve të Kosovës, në çdo rast kur po paguajnë për blerjet e tyre.

Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari i ka pyetur qytetarët në Prishtinë për problemet e tyre me para false.

“Shteti ka dorë aty”, ka thënë njëri nga qytetarët i cili ka konsideruar se asgjë nuk mund të ndodh nëse shteti nuk ka dijeni.

Disa qytetar janë shprehur se në blerjet e tyre në dyqane po ua kontrollojnë paratë e në disa raste edhe nuk po i pranojnë.

Video: