Hasani: Vëllimi tregtar Kosovë-Shqipëri u rrit për 100 milionë vitin e kaluar

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është pritur në një takim nga zvëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Bislimi, duke folur për marrëveshjet e arritura mes vendeve, ka thënë se pothuajse për të gjitha ka pasur zbatim të plotë dhe efektiv. Ndërsa, Hasani tha se vëllimi tregtar mes vendeve u rrit për 100 milionë euro në vitin…

Lajme

16/01/2024 19:53

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është pritur në një takim nga zvëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Bislimi, duke folur për marrëveshjet e arritura mes vendeve, ka thënë se pothuajse për të gjitha ka pasur zbatim të plotë dhe efektiv.

Ndërsa, Hasani tha se vëllimi tregtar mes vendeve u rrit për 100 milionë euro në vitin e kaluar.

“Më tej, u diskutua rreth sfidave të përbashkëta ku mund të bashkëpunojmë akoma më shumë, si integrimi evropian, mirëpo edhe në fushën e sigurisë dhe të bashkërendimit për ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon, e në veçanti në Luginën e Preshevës, patur parasysh diskriminimin me të cilin përballen shqiptarët”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, transmeton lajmi.net.