Policia gjen armë në Viti e Gjilan

Policia e Kosovës, në raportin 24- orësh, ka raportuar për dy raste të armëmbajtjeve pa leje. Nëri nga rastet kishte ndodhur në Viti, ku janë konfiskuar 1 pistoletë dhe 8 fishekë, shkruan lajmi.net. “ARMËMBAJTJE PA LEJE- Viti / 15.01.2024 – 02:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar…

Lajme

16/01/2024 09:57

Policia e Kosovës, në raportin 24- orësh, ka raportuar për dy raste të armëmbajtjeve pa leje.

Nëri nga rastet kishte ndodhur në Viti, ku janë konfiskuar 1 pistoletë dhe 8 fishekë, shkruan lajmi.net.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Viti / 15.01.2024 – 02:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 8-fishekë. Me urdher te prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, tha policia në raport.

Rasti tjetër, në Gjilan, ku janë konfiskuar 13 fishekë.

“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS-MUNICIONIT– Gjilan / 15.01.2024 – 14:00. Gjatë kontrollit të shtëpisë se të dyshuarit mashkull kosovar jane gjetur dhe konfiskuar 13 fishekë. Në konsultim me prokurorin, rasti procedohet në procedurë të rregullt.”, raporton Policia e Kosovës. /Lajmi.net/