Forumi ekonomik në Davos: Kurti niset për në Zvicër
Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka njoftuar se shefi i Qeverisë është nisur sot për në Zvicër. Me Kurtin atje do të shkojë edhe ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ku do të marrin pjesë në një panair, ku pjesëmarrëse janë edhe disa kompani vendore, shkruan lajmi.net. Përderisa në qytetetin e Davosit po mbahet…
Lajme
Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka njoftuar se shefi i Qeverisë është nisur sot për në Zvicër.
Me Kurtin atje do të shkojë edhe ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ku do të marrin pjesë në një panair, ku pjesëmarrëse janë edhe disa kompani vendore, shkruan lajmi.net.
Përderisa në qytetetin e Davosit po mbahet Forumi Ekonomik Botërorë, ZKM thanë se Kurti do të marrë pjesë në këtë forum.
Njoftimi i plotë i ZKM:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër.
Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, fillimisht ai së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të marrin pjesë në hapjen e panairit “Sëissbau 2024”, ku 12 kompani vendore do të promovojnë prodhimet e tyre.
Pastaj do të udhëtojë për në Davos për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror (ËEF), ku krahas takimeve bilaterale me homologë, zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare është i ftuar edhe si folës në panele të diskutimit./Lajmi.net