Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë – arrestohen e më pas lirohen dy persona, dy të tjerë në arrati

Një person ka mbetur mbrëmë i plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. I njëjti ka marrë trajtim në QKUK. Për rastin për të cilin raportoi lajmi.net, policia thotë se ishin të përfshirë katër persona. Organet e rendit kanë arritur të prangosin dy të dyshuar lidhur me rastin, por të cilët…

Lajme

12/01/2024 08:45

Një person ka mbetur mbrëmë i plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. I njëjti ka marrë trajtim në QKUK.

Për rastin për të cilin raportoi lajmi.net, policia thotë se ishin të përfshirë katër persona.

Organet e rendit kanë arritur të prangosin dy të dyshuar lidhur me rastin, por të cilët janë liruar në procedurë të rregullt.

Dy të tjerët e dyshuar, sipas njoftimit, vazhdojnë të mbesin në arrati.

“Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.