Dakordimi që hekurudha Kosovë-Shqipëri të kalojë nga Shkodra dhe Gjakova, Malaj e quan lajm të shkëlqyer
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj e ka quajtur lajm të shkëlqyer për të gjithë shqiptarët, dakordimin që hekurudha Kosovë-Shqipëri të kalojë nga Shkodra dhe Gjakova. Malaj ka shkruar se ky projekt do të mundësojë qarkullim edhe më të shpeshtë të njerëzve dhe mallrave, transmeton lajmi.net. “Koordinimi dhe komunikimi intensiv midis qeverive të Shqipërisë…
Lajme
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj e ka quajtur lajm të shkëlqyer për të gjithë shqiptarët, dakordimin që hekurudha Kosovë-Shqipëri të kalojë nga Shkodra dhe Gjakova.
Malaj ka shkruar se ky projekt do të mundësojë qarkullim edhe më të shpeshtë të njerëzve dhe mallrave, transmeton lajmi.net.
“Koordinimi dhe komunikimi intensiv midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës me qëllim realizimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës-Prishtinë, me dakortësine në parim të dy palëve që të ketë një ndryshim të vijës për të kaluar nga Shkodra dhe Gjakova, është një lajm i shkëlqyer për të gjithë Shqiptarët. Ky projekt do të mundesojë qarkullim akoma dhe më të shpeshtë të personave dhe mallrave!”, ka shkruar ai.