Rast i rëndë brenda një familjeje në Obiliq: Burri kërcënon me revole gruan

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Obiliq. Atje, policia ka bërë me dije se viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë  gjetur dhe konfiskuar dy…

Lajme

09/01/2024 08:48

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Obiliq.

Atje, policia ka bërë me dije se viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë  gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 27 copë fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/