Tërmeti në Japoni: Rritet numri i viktimave

Reshjet e dendura të borës në zonat e goditura nga tërmeti në Japoni penguan operacionin e vazhdueshëm të shpëtimit të hënën, ndërsa numri i të vdekurve nga tërmetet u rrit në 168, njoftuan mediat lokale të hënën. Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka regjistruar deri në 13 centimetra borë kryesisht në zonat e goditura nga tërmeti…

Bota

08/01/2024 11:21

Reshjet e dendura të borës në zonat e goditura nga tërmeti në Japoni penguan operacionin e vazhdueshëm të shpëtimit të hënën, ndërsa numri i të vdekurve nga tërmetet u rrit në 168, njoftuan mediat lokale të hënën.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka regjistruar deri në 13 centimetra borë kryesisht në zonat e goditura nga tërmeti në provincën Ishikawa, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

Autoritetet thanë se 168 persona u konfirmuan të vdekur ndërsa 323 të tjerë mbetën të zhdukur, sipas transmetuesit publik japonez NHK.
Mijëra njerëz po qëndronin ende në strehimore ndërsa nuk ka pasur asnjë kontakt me të paktën 2300 njerëz për shkak të linjave të shkatërruara të komunikimit duke përfshirë rrugët, sipas Agjencisë së Lajmeve Kyodo.

Lexo po ashtuDjali rrah babain, arrestohet nga policiaEkziston edhe frika e përhapjes së COVID-19 në qendrat e evakuimit dhe autoritetet po mendojnë për të zhvendosur të mbijetuarit e tërmetit në hotele dhe bujtina jashtë provincës, por moti i keq po ndikon në operacione.

Ditën e Vitit të Ri, një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 goditi gadishullin Noto në provincën Ishikawa, duke shkatërruar ndërtesa dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në rrugët në rajon, e ndjekur nga qindra tërmete me magnitudë më të vogël.