Dokument: Ky është drafti i Asociacionit që BE u ka dërguar partive opozitare
Asociacioni i Komunave me shumicë serbe që thuajse 10 vite është reja e “zezë” që po i qëndron Kosovës mbi kokë. E për këtë “krijesë” është protestuar me të madhe, madje janë vrarë edhe njerëz që kjo mos të bëhet nga ana e Kosovës, për ironi të faktit këto janë bërë nga këta që sot…
Lajme
Asociacioni i Komunave me shumicë serbe që thuajse 10 vite është reja e “zezë” që po i qëndron Kosovës mbi kokë.
E për këtë “krijesë” është protestuar me të madhe, madje janë vrarë edhe njerëz që kjo mos të bëhet nga ana e Kosovës, për ironi të faktit këto janë bërë nga këta që sot kemi në pushtet, e që dikur ishin në opozitë, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për Lëvizjen Vetëvendosje, që kauzë kryesore kishte që “Zajednica” mos të bëhej.
Me 21 tetor bollduzheri diplomatic perendimor me në krye Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, ia sollën një draft të Zajednicës Kurtit mu në zyrën e tij.
Ai se bëri publike asnjëherë, por që e pranoi se ka pranuar një draft të Zajednicës.
Jo zyrtarisht, Burim Ramadani me 11 nëntor publikoi një draft të kësaj Zajednice, e ky version as nuk u pranua e as nuk u demantua nga Qeveria e Kosovës me në krye Albin Kurtin.
Lajmi.net ka siguruar draftin original të cilin Bashkimi Europian ua ka dorëzuar sot partive politike opozitare në vende.
Mund ta lexoni në linkun mëposhtë.
Draft Statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe
Për shumë kë, ky draft është tepër i keq, ndërsa “shqetësime” për këtë draft ka patuar edhe presidentja Vjosa Osmani.
Në anën tjetër ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka mbajtë bajrakun e kritikave juridike ndaj këtij drafti, duke thënë se krijon një “shtet parallel” krahas shtetit të Kosovës.
Nëse e shohim si dokument, problematik vijnë që nga preambular e tij, ku aty përmendet Rezoluta 1244, madje para Kushtetutës së Kosovës.
Problematik fakti është edhe te formulimi i nenit 2 në këtë draft, pasi përkufizohet se ky Asociacioon është një e drejtë historike dhe vetëm e serbëve.
Tutje problematike në vete janë edhe nenet 5 dhe 7, ku i pari thuajse definon territorin e këtij Asociacioni, ndërsa neni tjetër e përcakton për kryeqytet Mitrovicën Veriore.
Ndërsa neni 6 ia përcakton kësaj krijese mundësinë që të bëjë amandametime në legjislacionin e saj kryesor.
Neni 11 i tij flet për simbolet që do ti ketë ky Asociacion që janë të ngjajshme që mund ti ketë një shtet.
Eh neni 12 është një absurd i llojit të vet, sepse i lejon Asociacionit të hyjë në marrëdhënie ndërkombëtare me entitete të ndryshme ndërkombëtare.
Prej nenit 13 deri te ai 20 flet për kompetencat po ashtu të zgjeruara në fushat Arsimit, ekonomisë, kulturës, shëndetësisë dhe kthimit të komuniteteve.
Në nenin 24 “vizatohet” arkitektura institucionale e Asociacionit.
Kulmi i kësaj është neni 42, ku në rast të një kontesti juridik i cili nuk mund të zgjidhet me pajtimin e institucioneve të Kosovës dhe aty të Asociacionit, zgjidhja e kontestit bëhet me arbitër të Bashkimit Europian, pra anashkalohet totalisht Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Neni 43 i jep kompetencë Asociacionit që të bëjë një listë me emrat e kandidatëve për komandant të stacionit të policisë për veri, dhe të ia dorëzoj Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Gjithashtu, Asociacioni do të ofrojë këshilla ligjore, lëndore dhe kërkimore për Autoritetet Qendrore dhe anëtarët e tyre në lidhje me proceset e shpronësimit brenda kufirit administrativ të Asociacionit./Lajmi.net