MF: Komunat deri më 8 dhjetor mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se pas vendimit të Kushtetueses, komunat janë të obliguara që deri më 8 dhjetor të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë “Si rrjedhojë, komunat e Republikës së Kosovës janë njoftuar se deri më datën 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë…
Lajme
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se pas vendimit të Kushtetueses, komunat janë të obliguara që deri më 8 dhjetor të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë
“Si rrjedhojë, komunat e Republikës së Kosovës janë njoftuar se deri më datën 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë e cila mund të lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro”, thuhet në njofitm, transmeton lajmi.net.
Ministria tutje bën të ditur se personat që e kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023, shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese.
“Tatimpaguesit e komunës e cila e merr këtë Vendim, do të përfitojnë nga falja deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro, ndërsa ata të cilët e kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023 shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese”, thuhet tutje në vendim.