Reagon Hoti pas vendimit të Kushtetueses: Sistemet e komanduara kanë dështuar

Deputeti i LDK-së, Avullah Hoti, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, më konkretisht ligjin që caktonte çmimin tavan për disa produkte. Hoti ka shkruar se sistemet e komanduara kanë dështuar dhe ata që tentojnë t’i ringjallin, lodhen kot, transmeton…

Lajme

24/11/2023 13:23

Deputeti i LDK-së, Avullah Hoti, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, më konkretisht ligjin që caktonte çmimin tavan për disa produkte.

Hoti ka shkruar se sistemet e komanduara kanë dështuar dhe ata që tentojnë t’i ringjallin, lodhen kot, transmeton lajmi.net.

“Lidhja Demokratike e Kosovës beson në ekonominë sociale të tregut, në konkurrencën e lirë e në iniciativën private për prosperitet e zhvillim. Sistemet e komanduara kanë dështuar. Ata që tentojnë t’i ringjallin lodhen kot”, ka shkruar Hoti në Facebook.