Reagon ashpër qytetari në Prishtinë: Gabim që u fishkëllye himni i Izraelit, për atë arsye nuk kam shkuar në stadium
Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore në përballje me Izraelin, të dielën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 1:0. Kjo është fitorja e dytë radhazi e Dardanëve në kuadër të Grupit I për Euro 2024, por e para në shtëpi në këtë cikël kualifikues. Tifozët në stadium e kanë fishkëllyer himnin e Izraelit. Qytetarët në…
Sport
Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore në përballje me Izraelin, të dielën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 1:0.
Kjo është fitorja e dytë radhazi e Dardanëve në kuadër të Grupit I për Euro 2024, por e para në shtëpi në këtë cikël kualifikues.
Tifozët në stadium e kanë fishkëllyer himnin e Izraelit.
Qytetarët në Prishtinë kanë mendime të ndryshme për këtë gjest.
Një qytetar për lajmi.net. ka thënë se është bërë gabim i madh që është fishkëllyer himni nga tifozët.
Shikoni videon e mëposhtme.
Tani Kosova ka 10 pikë nga 8 ndeshje të zhvilluara dhe zë pozitën e pestë, derisa Izraeli mbetet në pozitën e katërt me 11 pikë në shtatë ndeshje të zhvilluara.
Kosova dy ndeshjet e fundit të këtij cikli kualifikues i zhvillon kundër Zvicrës, më 18 nëntor në Bazel dhe kundër Bjellorusisë, më 21 nëntor në “Fadil Vokrri”. /Lajmi.net/