Vdes në rrethana të dyshimta një grua në Mitrovicë, gjendet arma e zjarrit afër trupit të pajetë
Një grua është gjetur e vdekur në rrethana të dyshimta në Mitrovicë të Jugut dje në orën 19:35. Policia ka bërë të ditur se dyshohet që e njëjta është ka marrë lëndime nga arma e zjarrit, e në pamundësi për t’i përballuar plagëve ka vdekur, transmeton lajmi.net. Kjo pasi që në vendin e ngjarjes është…
Lajme
Një grua është gjetur e vdekur në rrethana të dyshimta në Mitrovicë të Jugut dje në orën 19:35.
Policia ka bërë të ditur se dyshohet që e njëjta është ka marrë lëndime nga arma e zjarrit, e në pamundësi për t’i përballuar plagëve ka vdekur, transmeton lajmi.net.
Kjo pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.