Hoti: Nuk është përmirësuar asnjë indikator i performancës së ndërmarrjeve publike

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke komentuar projekt-buxhetin e vitit 2024, ka thënë se ai tregon që nuk është përmirësuar asnjë indikator i performancës së ndërmarrjeve publike. Sipas Hotit, subvencionet nga buxheti për entitete publike janë katërfishuar krahasuar me vitin 2019, si vit para pandemisë, transmeton lajmi.net. “Të hyrat totale, fitimi dhe detyrimet e ndërmarrjeve…

Lajme

10/11/2023 17:19

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke komentuar projekt-buxhetin e vitit 2024, ka thënë se ai tregon që nuk është përmirësuar asnjë indikator i performancës së ndërmarrjeve publike.

Sipas Hotit, subvencionet nga buxheti për entitete publike janë katërfishuar krahasuar me vitin 2019, si vit para pandemisë, transmeton lajmi.net.

“Të hyrat totale, fitimi dhe detyrimet e ndërmarrjeve publike, si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto, kanë mbetur të njëjta. Ndërkaq, asetet dhe ekuiteti i ndërmarrjeve publike kanë rënë”, ka shkruar Hoti.