Policia e gjuan me armë të dyshuarin në Leposaviq që i rrezikoi ata
Policia e Kosovës ka kapur në flagrancë një person në Leposaviq, I cili kishte në makinën e tij 11 emigrantë. Pas ndaljes dhe kontrollit nga Policia pasi i zbriti migrantët vrullshëm ka ikur në drejtim të panjohur, shkruan Lajmi.net. Pas veprimit të të dyshuarit policët kanë shtënë në drejtim të tij pasi i ka rrezikuar…
Lajme
Policia e Kosovës ka kapur në flagrancë një person në Leposaviq, I cili kishte në makinën e tij 11 emigrantë.
Pas ndaljes dhe kontrollit nga Policia pasi i zbriti migrantët vrullshëm ka ikur në drejtim të panjohur, shkruan Lajmi.net.
Pas veprimit të të dyshuarit policët kanë shtënë në drejtim të tij pasi i ka rrezikuar ata.
Njoftimi i plotë:
Leposaviq 08.11.2023 – 01:00.Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në veturë i janë hasur 11 persona migrantë, po i njëjti pasi i ka zbritur migrantët me veturën e tij është larguar vrullshëm me ç’rast i ka rrezikuar zyrtarët policorë, të cilët për ta ndaluar sulmin kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit. Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore nga te gjitha njesitet relevante.