Produkti serb “Munchmallow” i dyshimt për konsum: Flasin nga AUV
Produkti serb Munchmallow në 210g dhe 105g ka filluar të tërhiqet nga tregu në shtetin kroat, krejt kjo për shkak të ndrrimit të vetive organoleptike, por çka janë këto veti e mësoni më poshtë tekstit. Ky produkt ndodhet edhe në tregun kosovar, shkruan lajmi.net. Lamir Thaçi, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës për lajmi.net ka…
Lajme
Produkti serb Munchmallow në 210g dhe 105g ka filluar të tërhiqet nga tregu në shtetin kroat, krejt kjo për shkak të ndrrimit të vetive organoleptike, por çka janë këto veti e mësoni më poshtë tekstit.
Ky produkt ndodhet edhe në tregun kosovar, shkruan lajmi.net.
Lamir Thaçi, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës për lajmi.net ka folur për këtë produkt dhe ka thënë se ka muaj që nuk lejohet importi i këtij produkti në vendin tonë.
“Sa i përket kontrollit Kufitar, produktet finale në ketë rast edhe produkti në fjalë nuk është lejuar për import që nga dt. 14.06.2023 bazuar në urdhëresën për ndalim te produkteve me origjinë serbe”, u shpreh ai.
Thaçi nënvizon faktin se nëse ka në raftet e marketeve kosovare produkte të tilla, ai thotë se janë seri tjera dhe nuk janë të kategorizuara si produkte të dyshimta
“Nëse në qarkullim të brendshëm gjenden ndonjë sasi e këtij produkti, duhet te jenë seri tjera të prodhimit që nuk hynë ne rangun e produkteve te dyshimta”, tha ai.
Gjithashtu ai shton faktin se do të interesohen më shumë për të kuptuar se cila seri nga produkti “Munchmollow” janë të dyshimta.
“Ne do të ngrisim nivelin shtesë të kontrollit të brendshëm për të verifikuar me informacione shtesë se cilat seri te prodhimit janë te dyshimta”, theksoi Thaçi.
Ai ripohoi faktin se nga mesi i qershorit të këtij viti, nuk kanë evidenca se ky produkt është regjistruar nga institucionet kosovare si i importuar.
“Duhet theksuar se AUV, nga dt.14.06.2023 nuk ka të regjistruar ndonjë import me këto prodhime!”, përfundoi ai.
Në Kroaci një rrjet i madh i marketeve në masë të madhe ka filluar ta largoj nga tregu këtë produkt në dy seri të veçanta.
Ata thanë se këtë po e bëjnë për shkak se vetitë organoleptike të produktit ishin ndryshuar.
Por çka janë vetitë organoleptike?
Vetitë organoleptike janë vetitë e ushqimit, ujit ose substancave të tjera që njerëzit i perceptojnë përmes shqisave. Vlerësimi ndijor është një studim shkencor i përdorur për të evokuar, matur, analizuar dhe interpretuar përgjigjet ndaj produkteve të perceptuara nga shqisat e shikimit, nuhatjes, prekjes, shijes dhe dëgjimit. Sot, termat organoleptik dhe shqisor përdoren në mënyrë të ndërsjellë.
Vetitë organoleptike të perceptuara nga shqisat e të parit, dëgjimit, nuhatjes, shijes dhe prekjes në suplemente janë përfitimet e para që ndjejnë përdoruesit. Ashtu si shija e një suplementi dietik, ngjyra e tij karakteristike ose një ilaç në formë tabletash.
Në prodhimin e suplementeve, panele të kualifikuara, të trajnuara ose ekspertë kryejnë vlerësime cilësore ose sasiore ndijore sipas një protokolli të paracaktuar. Për shembull, vlerësimet ndijore bëhen për të parë efektivitetin e një shtresë filmi në tableta për të maskuar shijen e hidhur të një përbërësi aktiv në një shtesë ushqimore.
Suplementet bimore shpesh kanë një pamje shumëngjyrëshe ose lara-lara që është e vështirë për t’u mbuluar. Kompanitë mbulojnë sipërfaqen dhe skajet e këtyre tabletave me një shtresë të bardhë homogjene që i mbulon ato mirë dhe vlerësohen nga një panel ekspertësh./Lajmi.net