Disfata e radhës në Arbitrazh, Kosova detyrohet t’i paguajë 20 milionë “Countour Global”

Republika e Kosovës e ka humbur një betejë me kompaninë “ContourGlobal”, në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Me këtë vendim, Kosova obligohet t’i paguajë mbi 20 milionë euro dëmshpërblim kompanisë në fjalë. Lajmin ka konfirmuar Zyra për Komunikim e Ministrisë së Drejtësisë. Avokatura Shtetërore e ka pranuar vendimin final të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, (ICC)”- ka…

Lajme

05/10/2023 18:26

Republika e Kosovës e ka humbur një betejë me kompaninë “ContourGlobal”, në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Me këtë vendim, Kosova obligohet t’i paguajë mbi 20 milionë euro dëmshpërblim kompanisë në fjalë.

Lajmin ka konfirmuar Zyra për Komunikim e Ministrisë së Drejtësisë.

Avokatura Shtetërore e ka pranuar vendimin final të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, (ICC)”- ka thënë ai.

“Vendimi i Arbitrazhit e obligon Republikën e Kosovës që t’ia paguajë ‘Contour Global’-it shumën prej 20,053,125.63 euro. Avokatura Shtetërore dhe përfaqësuesi ligjor i kontraktuar e kanë analizuar vendimin final të arbitrazhit dhe i njëjti do të sfidohet në gjykatën civile në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Avokatura Shtetërore e ka pranuar vendimin final të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, (ICC). Vendimi i Arbitrazhit e obligon Republikën e Kosovës që t`ia paguaj Countur Global-it shumën prej 20,053,125.63 euro”, ka thënë MD.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane Contour Global, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, në dhjetor të vitit 2017. Në atë kohë, kryeministër ishte Ramush Haradinaj.

Në mars të vitit 2020, kompania ishte tërhequr nga ndërtimi i termocentralit dhe e kishte dërguar Kosovën në Arbitrazh për mosrespektim të kontratës.

Kompania kishte njoftuar se do të tërhiqet nga planet për ndërtimin e termocentralit, me arsyen se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen, por po ashtu ishin theksuar edhe ndryshimet politike që kishin ndodhur në Kosovë.

Në atë kohë në pushtet ishte koalicioni qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ishte shprehur kundër marrëveshjes me ContourGlobal, duke thënë se ky projekt nuk do të realizohet pasi, kompania në fjalë mund ta rrisë çmimin e energjisë së faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike. Lidhja Demokratike të Kosovës ishte shprehur se do të ndërtojë kapacitete të reja energjetike, por do të refuzojë secilën alternativë investuese që shtrenjton çmimin përfundimtar të energjisë elektrike prej 100 për qind.

“Më datë 24.05.2020 ka qenë e paraparë që të bëhet Mbyllja Financiare e projektit termocentrali ‘Kosova e Re’. Kjo nuk është arritur në kohë dhe pas dështimit të disa tentativave për zgjidhje të kontestit me marrëveshje, kërkesa për arbitrazh është parashtruar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar nga investitori Contour Global. Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit ka marrë masa që ky proces të ndiqet dhe çështja të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, kishte njoftuar atëherë Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.