Istogu kualifikohet në në raundin e tretë të Kupës Evropiane
Skuadra e hendbollit, Istogu në kategorinë e femrave është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Skuadra kosovare arriti ta mposht skuadrën portugeze, 1Maio/Ada me rezultat 29:27. Fitoren për kualifikim, Istogu e arriti të dielën në Pejë, me një përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë portugezet ishin…

Sport
Skuadra e hendbollit, Istogu në kategorinë e femrave është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.
Skuadra kosovare arriti ta mposht skuadrën portugeze, 1Maio/Ada me rezultat 29:27.
Fitoren për kualifikim, Istogu e arriti të dielën në Pejë, me një përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë.
Pas pjesës së parë portugezet ishin në epërsi 14:13.
Por në pjesën e dytë skuadra e Faruk Shalës rikthyen avantazhin, duke krijuar epërsi prej disa golash, ndërsa në fund fitoi me dy gola dallim, që ishte mjaftueshëm për kualifikim.
Të shtunën, Istogu kishte pësuar 31:30.
Albina Rugova udhëhoqi Istogun drejt suksesit të madh duke i realizuar nëntë gola.
Gjashtë i kishte Tainara Luna Goncalves, ndërsa nga pesë i shënuan Arlinda Dinarica e Fatiha Haimer./Lajmi.net/