Ish-kreu i Odës Ekonomike: Politika fajtore për ikjen e investitorëve të huaj

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në një intervistë për Lajmi.net ka folur për investime e huaja. Ai ka thënë se në vendin tonë nuk ka fare investime të huaja, nuk janë as 5 kompani të cilat kanë investuar në Kosovë. Sipas tij kjo është krejtësisht për shkak të politikës, pasi po u…

Lajme

01/10/2023 19:16

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në një intervistë për Lajmi.net ka folur për investime e huaja.

Ai ka thënë se në vendin tonë nuk ka fare investime të huaja, nuk janë as 5 kompani të cilat kanë investuar në Kosovë.

Sipas tij kjo është krejtësisht për shkak të politikës, pasi po u jepet përparësi politikave majtiste.

“Duhet të kuptohet se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik në një shtet i cili shumë më tepër mbështet politika majtiste dhe mëton të arrij zhvillim ekonomik djathtist. Unë do të isha personi më I lumtur që sot juve tua numëroj 5 kompani të huaja të cilat kanë investuar në Kosovë, të cilat i kanë punësuar vetëm nga 10 punëtorë, mirëpo ato nuk janë për faj të politikës sonë”, ka thënë Gërxhaliu për Lajmi.net.

Sipas Gërxhaliut kompanitë e huaja po vinë në Kosovë po e shohin tregun dhe po vendosin të investojnë në vendet e rajonit.

“Sot kompanitë po vinë po shikojnë në Kosovë dhe po investojnë në vendet e huaja”, ka thënë ai.

Gërxhaliu tutje është shprehur se nuk është duke u folur për një fakt të rëndësishëm, ku kompanitë vendore janë duke ikur nga Kosova dhe po investojnë në rajon.

Ai ka thënë se aktualisht në Shqipëri, investitorët nga Kosova e zënë vendin e parë.

“Sot flitet për ikjen e punëtorëve, mirëpo askush nuk po e prek temën e investitorëve vendor në vendet e rajonit. Në Shqipëri numër 1 i investimeve të huaja janë investitorët nga Kosova”, u shpreh Gërxhaliu. /Lajmi.net/