Drita vazhdon me fitore, katër golat nuk sjellin fitues në takimin Prishtina – Dukagjini
Me dy ndeshjet e zhvilluara sot është përmbyllur java e shtatë në elitën e futbollit kosovar. Drita ka regjistruar fitoren e dytë me radhë, duke triumfuar ndaj Feronikelit 0:2 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan lajmi.net. Dy golat e fitores për gjilanasit i shënoi sulmuesi Blerim Krasniqi në minutat 33 dhe 77-të. Drita me…
Sport
Me dy ndeshjet e zhvilluara sot është përmbyllur java e shtatë në elitën e futbollit kosovar.
Drita ka regjistruar fitoren e dytë me radhë, duke triumfuar ndaj Feronikelit 0:2 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan lajmi.net.
Dy golat e fitores për gjilanasit i shënoi sulmuesi Blerim Krasniqi në minutat 33 dhe 77-të.
Drita me këto tri pikë është e treta me 12 pikë. Feronikeli i parafundit me vetëm gjashtë të tubuara.
Në anën tjetër, Prishtina pas disfatës 3:0 javën e kaluar nga Drita, sot barazoi 2:2 me Dukagjinin në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Serinë e golave e hapi Albin Krasniqi që shënoi nga penalltia. Dukagjini barazoi shifrat me anë të autogolit të Ardian Mujës i cili devijoi topin pas gjuajtjes së Iljasa Zulfiut.
Prishtina shkoi në pushim me epërsi falë autogolit të Basriut në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Megjithatë, për rezultatin përfundimtar u përkujdes Altin Merlaku me golin e dytë për mysafirët.
Prishtina me këtë barazim ka 10 pikë në pozitën e katërt, ndërkohë Dukagjini zë vendin e shtatë me po aq pikë./Lajmi.net/