Audi-a bëhet shkrumb e hi te rruga “C” në Prishtinë, nuk dihet arsyet

Mëngjesin e sotëm një veturë është përfshirë nga flakët në rrugën ”C” në Prishtinë. Lajmi.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se si vetura është djegur e është bërë shkrumb e hi. Po ashtu lidhur me këtë ngjarje janë deklaruar nga Policia e Kosovës. “Aktualisht policia ka nisur ndërrmarjen e veprimeve hetimore…

Lajme

28/09/2023 10:00

Mëngjesin e sotëm një veturë është përfshirë nga flakët në rrugën ”C” në Prishtinë.

Lajmi.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se si vetura është djegur e është bërë shkrumb e hi.

Po ashtu lidhur me këtë ngjarje janë deklaruar nga Policia e Kosovës.

“Aktualisht policia ka nisur ndërrmarjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Po ashtu sipas informatave nuk raportohet për persona të lënduar, gjersa vetura është dëmtuar tërësisht./Lajmi.net/