Albion Rrahmani vazhdon shkëlqimin në Rumani, realizon golin e pestë personal
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani nuk po ndalet me gola në Rumani. Ish-futbollisti i Ballkanit ka shënuar për Rapid Bukureshtin në ndeshjen që po zhvillohet me Cluj në kuadër të javës së dhjetë. Ishte minuta e pestë e takimit, kur Rrahmani goditi nga penalltia, por nuk ia doli t mposhte portierin, ndërsa nga…
Sport
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani nuk po ndalet me gola në Rumani.
Ish-futbollisti i Ballkanit ka shënuar për Rapid Bukureshtin në ndeshjen që po zhvillohet me Cluj në kuadër të javës së dhjetë.
Ishte minuta e pestë e takimit, kur Rrahmani goditi nga penalltia, por nuk ia doli t mposhte portierin, ndërsa nga topi i rikthyer shënoi me sukses.
Cluj u kundërpërgjigj pas pesë minutash me golin e Deac për rezultatin 1-1. Albioni aktualisht ka pesë gola, ndërsa Ermal Krasniqi që luan te Cluj është në bankinë.
⚽️ ?? ???? | Rapid București 1-0 CFR Cluj | Albion Rrahmanipic.twitter.com/8Gf88kd06X
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 25, 2023