Lot e dhimbje, por edhe krenari: I jepet lamtumira e fundit heroit Afrim Bunjaku

Pasditen e sotme u varros polici i vrarë nga kriminelët serbë në veri, Afrim Bunjaku. Ceremonia e varrimit ishte e organizuar nga institucionet shtetërore, shkruan lajmi.net. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin krerët më të lartë shtetërorë, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca. Aty u panë edhe ministra nga kabineti qeveritarë. Ajo…

Lajme

25/09/2023 18:25

Pasditen e sotme u varros polici i vrarë nga kriminelët serbë në veri, Afrim Bunjaku.

Ceremonia e varrimit ishte e organizuar nga institucionet shtetërore, shkruan lajmi.net.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin krerët më të lartë shtetërorë, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca.

Aty u panë edhe ministra nga kabineti qeveritarë.

Ajo që bie në sy është prezenca e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier.

Në ceremoni pati edhe deputetë nga pushteti e opozita si dhe qytetarë e familjarë të shumtë të cilët i dhanë lamtumirën e fundit heroit më të ri të Kosovës, Afrim Bunjakut./Lajmi.net