KB Prishtina prezanton transferimin e ri të skuadrës
Klubi i Basketbollit Prishtina ka prezantuar edhe përforcimin e radhës, n ditën kur nis edicioni i ri në elitën e basketbollit kosovar. Playmakeri Tyron Harris është zyrtarizuar te klubi më i trofeshëm i basketbollit në vend, shkruan lajmi.net. 31-vjeçari vjen në kryeqytet pas përvojës në shtete të ndryshme si Bosnje, Maqedoni Veriore, Turqi dhe Rusi.…
Sport
Klubi i Basketbollit Prishtina ka prezantuar edhe përforcimin e radhës, n ditën kur nis edicioni i ri në elitën e basketbollit kosovar.
Playmakeri Tyron Harris është zyrtarizuar te klubi më i trofeshëm i basketbollit në vend, shkruan lajmi.net.
31-vjeçari vjen në kryeqytet pas përvojës në shtete të ndryshme si Bosnje, Maqedoni Veriore, Turqi dhe Rusi.
Harris në sezonin 2020/21 ishte shpallur MVP i sezonit në Ligën Ballkanike me skuadrën TFT, me mesatare 18.6 pikë, 7.5 asistime.
Së fundmi Harris ka qenë pjesë e skuadrës Dynamo Vladivostok në Rusi./Lajmi.net/