Rukiqi i LDK-së: Qeveria Kurti me hapa të sigurtë drejt fundosjes
Berat Rukiqi, zyrtar i lartë i LDK-së, ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me zhvillimin ekonomik në Kosovë. Sipas zyrtarit të LDK-së, “periudha me trendin më negativ të rritjes ekonomike (përjashto fillimin e pandemisë), është tremujori i dytë i këtij viti”. Tutje, Rukiqi ka shkruar se Qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë veprim konkret për…
Lajme
Berat Rukiqi, zyrtar i lartë i LDK-së, ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me zhvillimin ekonomik në Kosovë.
Sipas zyrtarit të LDK-së, “periudha me trendin më negativ të rritjes ekonomike (përjashto fillimin e pandemisë), është tremujori i dytë i këtij viti”.
Tutje, Rukiqi ka shkruar se Qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë veprim konkret për zhvillimin ekonomik të Kosovës.“Keto trende negative ne ekonomi dhe perkeqesimi i tyre ne muajt ne vijim jane rezultat i nje Qeverie qe:
– Nuk ka bere asnje veprim konkret per zhvillim ekonomik.
– Na ka sjell sanksione dhe izolim. Situata me eksportet do te perkeqesohet edhe me shume, si pasoje e mosbesimit te krijuar ne tregjet nderkombetare, pas vendosjes se sanksioneve dhe paralajmerimit me masa tjera ndershkuese dhe kufizueses;
– Ka bllokuar mjetet e buxhetit (i ka marre peng taksat tona, duke mos e realizuar asnje investim kapital te rendesishem. 700 milione me pak investime nga paraja publike, efektin real ne ekonomi e kane pese (5) here me te madh.– Ka menaxhuar ne menyre katastrofale situaten me rritjen e çmimeve ne 18 muajt e fundit, duke mos vepruar me asnje mase konkrete, psh ulje te TVSH-se per produktet baze, energjine elektrike, naften, etj. Per me shume, na ka ofruar energji elektrike me te shtrenjte, si pasoje e perfshirjes direkte te pushtetit (Martin Berishaj & Co), ne marreveshje me “mafine energjetike rajonale”.
– Linçon biznese, synon mbylljen e mediave dhe rrezikon fundamentet e demokracise dhe lirise se shprehjes.
Postimi i plotë: