Mbi 2 mijë të vdekur nga tërmeti që goditi Marokun

Nga tërmeti shkatërruar, më i rëndi në 60 vitet e fundit, që të premten mbrëmë goditi Markon, kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona dhe 1.400 tjerë janë në gjendje kritike. Në anën tjetër, numri i të lënduar më lehtë shkon në mijëra, kurse shumë ndërtesa u shembën sikur të ishin të punuara nga letra,…

Bota

10/09/2023 10:05

Nga tërmeti shkatërruar, më i rëndi në 60 vitet e fundit, që të premten mbrëmë goditi Markon, kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona dhe 1.400 tjerë janë në gjendje kritike.

Në anën tjetër, numri i të lënduar më lehtë shkon në mijëra, kurse shumë ndërtesa u shembën sikur të ishin të punuara nga letra, transmeton Telegrafi.

Tërmeti kishte fuqi shkatërruese prej 7.2 Rihter, duke detyruar banorët e atjeshëm të braktisin shtëpitë e tyre nga frika se ato mund të shemben.

Zyrtarët lokalë thonë se pjesa më e madhe e rasteve me vdekje janë në zonat malore, që edhe vështirë se mund të arrihet deri te ato për shkak të infrastrukturës së dobët.

Në Marakesh, qytetin më të afërt të epiqendrës së tërmetit, banorët kanë kaluar natën në ambient të hapur sepse frikësoheshin të futen nëpër pronat e tyre.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur godet tërmeti dhe banorët e kapluar nga paniku që vrapojnë e disa rrëzoheshin nëpër rrugë, derisa një pjesë e një ndërtesë shembet dhe bllokon rrugët.

Banorët e po të njëjtit qytet thanë se disa ndërtesa u shemben në pjesën e vjetër të qytetit – që është i ruajtur nga UNESCO. Televizionet lokale kanë shfaqur pamjet e minares së shembur të xhamisë, copëzat e të cilës përfunduan mbi veturat e parkuara.

YouTube player