“Që s’merr përgjegjësi shteti, bi n’bunar e mytna” – Bujkut në hall nga derrat e egër, ‘shpërthen’ ndaj Kurtit
Shaqir Buja nga fshati Bujan i Lipjanit është dëmtuar jashtëzakonisht shumë në arën e tij nga derrat e egër. Atij këto kafshë ia kanë dëmtuar një pjesë të madhe të kulturave të tij bujqësore, teksa thotë se dëmi ka shkuar deri në mbi 5 mijë euro, shkruan lajmi.net. Për mos-ndihmë, ai fajëson organet shtetërore. “Jom…

Lajme
Shaqir Buja nga fshati Bujan i Lipjanit është dëmtuar jashtëzakonisht shumë në arën e tij nga derrat e egër.
Atij këto kafshë ia kanë dëmtuar një pjesë të madhe të kulturave të tij bujqësore, teksa thotë se dëmi ka shkuar deri në mbi 5 mijë euro, shkruan lajmi.net.
Për mos-ndihmë, ai fajëson organet shtetërore.
“Jom hi kredit që e kom punu tokën, s’di kah ja maj. Që s’merr përgjegjësi shteti, po bi në bunar e po mytna. E po thojnë po na nimon Kurti, po çfar të nimumi, kjo o me të shti në dhe për së gjalli. Minimum 5 mijë euro dëm i kam”, thotë ai para kamerës së lajmi.net.