Akuzat për vrasje, Gjoshi i PDK-së paralajmëron: Partia nuk do t’i tolerojë më
Partia Demokratike e Kosovës, që nga paslufta është përballur me akuza për vrasje politike. Por, kjo çështje u riaktualizua nga deputetë e akterë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan.lajmi.net Ishte deputeti Arban Abrashi, i cili e ndërlidhi deklaratën e kreut të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinakut, për vrasjen e kryeministrit, Albin Kurti me PDK-në,…

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës, që nga paslufta është përballur me akuza për vrasje politike.
Por, kjo çështje u riaktualizua nga deputetë e akterë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan.lajmi.net
Ishte deputeti Arban Abrashi, i cili e ndërlidhi deklaratën e kreut të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinakut, për vrasjen e kryeministrit, Albin Kurti me PDK-në, shkruan lajmi.net
E nga partia më e madhe opozitare në vend, PDK-ja, kanë thënë se akuza të tilla më nuk do të tolerojnë.
Zyrtari i kësaj partie, Betim Gjoshi, ka thënë për Lajmi.net, se më nuk do t’i tolerojnë akuzat e njerëzve që duan t’i mbulojnë dështimet e tyre me akuza ndaj PDK-së.
Gjoshi deklaroi se tashmë e kanë dorëzuar në Gjykatë padinë për shpifje dhe presin që kjo të merr epilog dënues.
Ndiqeni videon e plotë: