Presidenti i ri i Gjilanit ka një kërkesë për futbollistët

Drejtuesit e rinj të klubit të Gjilanit janë prezantuar para futbollistëve dhe shtabit teknik Presidenti i klubit, Afrim Veliu ka përshëndetur nga afër të gjithë futbollistët dhe stafin teknik, teksa ka ofruar mbështetje maksimale në rrugëtimin e ri që është nisur, por edhe ka kërkuar impenjimin maksimal të tyre në çdo seancë stërvitore. “Motivin nuk…

Sport

30/08/2023 13:04

Drejtuesit e rinj të klubit të Gjilanit janë prezantuar para futbollistëve dhe shtabit teknik

Presidenti i klubit, Afrim Veliu ka përshëndetur nga afër të gjithë futbollistët dhe stafin teknik, teksa ka ofruar mbështetje maksimale në rrugëtimin e ri që është nisur, por edhe ka kërkuar impenjimin maksimal të tyre në çdo seancë stërvitore.

“Motivin nuk e solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj. Në sytë tuaj shoh shumë vullnet dhe dëshirë për ta shfaqur më të mirën të cilën dini ta bëni. Së bashku me aksionarët e tjerë dhe bashkëpunëtorët e mi do të përkujdesemi që klubi të orientohet në rrugën e duhur, prandaj dua nga ju që të impenjoheni maksimalisht në çdo seancë stërvitore, në çdo ndeshje dhe çdo sfidë me të cilën do të ballafaqohemi. Ju falënderoj që keni qëndruar besnik klubit dhe ju pres në vazhdim që së bashku ta ngrisim klubin në nivelet më të larta”, tha Veliu para futbollistëve.

Ndërkohë, aksionarët e tjerë të klubit, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami ofruan garancion dhe stabilitet në organizimin e klubit. Ata theksuan gjithashtu se presin nga futbollistët të japin gjithçka nga vetja e tyre për t’i realizuar objektivat e klubit, ndërkohë që mbështetja e drejtuesve nuk do të mungojë aspak./Lajmi.net/