Ilir Blakçori “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Për xhiron e 3-të të Albi Mall Superligës ky çmim i takon mbrojtësit të majtë të KF Llapi, Ilir Blakçori. Komisioni i veteranëve të futbollit vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i…

Sport

28/08/2023 10:56

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Për xhiron e 3-të të Albi Mall Superligës ky çmim i takon mbrojtësit të majtë të KF Llapi, Ilir Blakçori.

Komisioni i veteranëve të futbollit vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë mbrojtësit të skuadrës llapjane, pasi në ndeshjen kundër Fushë Kosovës përveç se ishte stabil në mbrojtje ishte shumë i dobishëm edhe në fazën ofanzive, duke shënuar një gol, që ia mundësoi KF Llapi t’i gëzohet fitores dhe të arkëtojë 3 pikët e radhës në Albi Mall Superligë.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Llapit, Ilir Blakçori e ndau Melisa Uka, specialiste e marketingut në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim, Blakçori u shpreh i lumtur që skuadra e tij shënoi fitoren e radhës në elitën e futbollit në Kosovë.

“Është kënaqësi të shpallesh më i miri i xhiros. Për mua ky është çmimi i parë dhe ndihem tejet i vlerësuar. Kjo do të ishtë e pamundur pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe shtabin teknik, andaj shfrytëzoi rastin t’i falënderoj për bashkëpunimin. Këtë edicion e kemi nisur mbarë ndonëse kemi ndërtuar një ekip pothuajse të ri. Na duhet akoma kohë që të komponohemi për të paraqitur në fushën e gjelbër më të mirën tonë. Atmosfera në ekip është e mirë dhe besoj që performanca jonë do të na dërgojë sa më lart në renditje”, ka thënë Ilir Blakçori për faqen zyrtare të FFK-së.