Kuka: Sporti serioz rrit imazhin e shtetit, jo garat shou
Trajneri i xhudos Driton Kuka ka bërë thirrje që t’iu jepet më shumë vëmendje sukseseve të mëdha të sportistëve të Kosovës nëpër botë, e jo sporteve që ofrojnë vetëm shou. Ai ka shkruar në Facebook për suksesin e pak javë më parë të xhudistes Laura Fazliu në Mastersin e Budapestit. Kuka ndër të tjera ka…
Sport
Trajneri i xhudos Driton Kuka ka bërë thirrje që t’iu jepet më shumë vëmendje sukseseve të mëdha të sportistëve të Kosovës nëpër botë, e jo sporteve që ofrojnë vetëm shou.
Ai ka shkruar në Facebook për suksesin e pak javë më parë të xhudistes Laura Fazliu në Mastersin e Budapestit.
Kuka ndër të tjera ka thënë se “trumbetimi i sukseseve pa asnjë vlerë po ngreh kokën prapë në Kosovë e në fakt Olimpiada po vjen e Normat Olimpike s’po shihen në sfond”.
Ja postimi i plotë i tij:
“Për një javë të mbarë …
Gëzimi i medaljes së artë në finalen e Masters javë më parë në Budapest Hungari!
Protagoniste një sportiste që u ngjit në kulmin Botëror, Laura Fazliu pas kësaj gare kryeson Ranglistën Olimpike
Kategoria 63 kg
Përderisa Laura dha shumë intervista për Media të fuqishme Botërore, në Kosovë mediat si duket ishin në pushime verore
me përjashtime kuptohet!
Trumbetimi i sukseseve pa asnjë vlerë po ngreh kokën prapë në Kosovë e në fakt Olimpiada po vjen e Normat Olimpike s’po shihen në sfond
Sporti serioz rrit imazhin e shtetit e jo garat shou e mashtrimet që s’po na ndahen në Kosovën tonë tash e 24 vjet pas çlirimit!”./Lajmi.net/