Kreu i Federatës spanjolle befason të gjithë: Nuk jap dorëheqje, për puthjen ra dakord edhe futbollistja
Luis Rubiales do të mbetet president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF). Pavarësisht se u përfshi nga skandali në të cilin bëri ai gjatë festimit të titullit të Kupës së Botës për femra në Spanjë, ai përjashtoi dorëheqjen gjatë një fjalimi. “Nuk do të jap dorëheqje, nuk do të jap dorëheqje, nuk do të…
Sport
Luis Rubiales do të mbetet president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF).
Pavarësisht se u përfshi nga skandali në të cilin bëri ai gjatë festimit të titullit të Kupës së Botës për femra në Spanjë, ai përjashtoi dorëheqjen gjatë një fjalimi.
“Nuk do të jap dorëheqje, nuk do të jap dorëheqje, nuk do të jap dorëheqje”, ka bërtitur ai nën duartrokitjet e asambleistëve të pranishëm dhe përzgjedhësve të skuadrës së meshkujve dhe femrave, raporton Marca, transmeton lajmi.net.
46-vjeçari gjatë festimit të Kupës së Botës për femra kishte puthur në buzë një futbolliste të Spanjës, veprim i cili shkaktoi shumë reagime nga kryeministri spanjoll e deri te figura të njohura të futbollit në Spanjë.
Në fakt, në mediat spanjolle gjatë ditës së sotme qarkulloi lajmi se ai do të jap dorëheqje, megjithatë ai ka befasuar të gjithë duke mos lëshuar pozitën e të parit të Federatës.
Rubiales gjithashtu tha se për puthjen ishte dakord edhe futbollistja.
“Ishte një puthje spontane, e ndërsjellë dhe euforike. Dhe, mbi të gjitha, ra dakord” – tha ai./Lajmi.net/