Broja stërvitet me Chelsean, pritet të ftohet kundër Luton pas shumë kohe mungesë
Armando Broja është kthyer në stërvitje për herë të parë me grupin e plot te Chelsea. Sulmuesi shqiptar ka qenë së bashku me shokët e skuadrës. Gjithashtu lojtari është parë në stërvitje edhe ditën e sotme, për herën e dytë radhazi, ku fatmirësisht nuk ka shfaqur probleme. Sipas të gjitha gjasave Broja do të thirret…
Sport
Armando Broja është kthyer në stërvitje për herë të parë me grupin e plot te Chelsea.
Sulmuesi shqiptar ka qenë së bashku me shokët e skuadrës.
Gjithashtu lojtari është parë në stërvitje edhe ditën e sotme, për herën e dytë radhazi, ku fatmirësisht nuk ka shfaqur probleme.
Sipas të gjitha gjasave Broja do të thirret në ndeshjen e Chelsea kundër Luton.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka munguar gjatë kohë te “Blutë” e Londrës për shkak të një lëndimi të rëndë që kishte pësuar muaj më parë./Lajmi.net/