Për “arsye të interesit të futbollit”, Ballkanit i aprovohet kërkesa për shtyrjen e derbit me Dritën!
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ballkanit për shtyrjen e ndeshjes kundër Dritës. Ndeshja Drita – Ballkani i takon xhiros së tretë kampionale në elitën e futbollit kosovar dhe ishte paraparë të zhvillohet më 27 gusht, shkruan lajmi.net. Siç thuhet në njoftimin e FFK-së, për arsye të interesit…
Sport
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ballkanit për shtyrjen e ndeshjes kundër Dritës.
Ndeshja Drita – Ballkani i takon xhiros së tretë kampionale në elitën e futbollit kosovar dhe ishte paraparë të zhvillohet më 27 gusht, shkruan lajmi.net.
Siç thuhet në njoftimin e FFK-së, për arsye të interesit të futbollit të Kosovës, ndeshja e Ballkanit kundër Dritës është shtyrë pasi kampionët në fuqi luajnë në garat evropiane.
“Komisioni Garave e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani, që ndeshjen e javës së 3-të të Albi Mall Superligë, ndërmjet FC Drita – FC Ballkani, e cila ka qenë në program të zhvillohet më datë 27.08.2023, ta shtyjë për një datë tjetër, për arsye të interesit të futbollit të Kosovës, ngase FC Ballkani më 24 dhe 31 gusht i zhvillon ndeshjet e rëndësishme të “play-off”-it kundër Bate Borisovit për kualifikime në fazën e grupeve në UEFA Conference League” – thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndryshe, vlen të përmendet se Ballkani zhvilloi dy ndeshjet e para kampionale./Lajmi.net/