Shkëlqeu me het-trik dhe asistim, Hazrollaj fiton çmimin “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall edhe këtë edicion vazhdojnë me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për xhiron e 2-të të Albi Mall Superligës i ka takuar sulmuesit anësor të KF Malisheva, Drilon Hazrollaj. Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Berat Berisha, Isuf Llumnica dhe Rifat…

Sport

22/08/2023 10:14

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall edhe këtë edicion vazhdojnë me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për xhiron e 2-të të Albi Mall Superligës i ka takuar sulmuesit anësor të KF Malisheva, Drilon Hazrollaj.

Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Berat Berisha, Isuf Llumnica dhe Rifat Nasufi, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë sulmuesit anësor të skuadrës malishevase, pasi në ndeshjen kundër Fushë Kosovës ai pati një paraqitje briliante, duke shënuar tre gola dhe duke asistuar në një tjetër gol.

Hat-tricku i Hazrollajt është i pari në këtë kampionat, ndërsa me këtë fitore FC Malisheva arkëtojë tre pikë të reja duke qenë, pas dy xhirove, lidere në Albi Mall Superligë edicioni 2023/24.

Pasi mori këtë çmim, Hazrollaj u shpreh i lumtur që skuadra e tij e nisi mbarë edicionin e ri në elitën e futbollit në Kosovë.

“Çmimi ‘Ylli i javës’ është i pari për mua dhë sinqerisht jam shumë i lumtur. Kur shpërblehesh si më i miri i xhiros shtohet edhe motivi i punës. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik të cilët më ndihmuan që unë të kem një performancë të tillë dhe të fitoj këtë çmim. E kemi filluar kampionatin mbarë dhe uroj që të vazhdojmë këtë ecuri pozitive edhe në xhirot e ardhshme”, ka thënë Drilon Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së./Lajmi.net/