Vojvoda ua shuan shpresat klubeve të interesuara: Nuk largohem nga Torino, jam i lumtur këtu
Mërgim Vojvoda është i lumtur dhe nuk po e mendon largimin nga Torino përkundër interesimit nga klubet në merkaton e verës. Kështu deklaroi futbollisti i Kombëtares së Kosovës pa ndeshjes së të hënës kundër Cagliarit e cila u mbyll baras pa gola, përcjell lajmi.net. Ai foli për rrjedhën e takimit kundër Cagliarit në shtëpi. “Cagliari…
Sport
Mërgim Vojvoda është i lumtur dhe nuk po e mendon largimin nga Torino përkundër interesimit nga klubet në merkaton e verës.
Kështu deklaroi futbollisti i Kombëtares së Kosovës pa ndeshjes së të hënës kundër Cagliarit e cila u mbyll baras pa gola, përcjell lajmi.net.
Ai foli për rrjedhën e takimit kundër Cagliarit në shtëpi.
“Cagliari zhvilloi një ndeshje të fortë sidomos në aspektin defansiv. Gjithsesi, krijuam rastet tona dhe mungoi vetëm goli. E dinim mirë rreshtimin e kundërshtarit, pritej që të qëndronin në mbrojtje dhe nuk mund të fitonim 5:0. Provuam edhe me goditjet nga distanca, por nuk na eci”, tha ai.
“Unë ndjehem shumë mirë te Torino, jam i lumtur dhe nuk e mendoj fare afatin kalimtar. Me trajnerin Juriq mësoj shumë dhe marrëdhënia jonë është gjithmonë e më e mirë”, deklaroi Vojvoda.
28-vjeçari është pjesë e Torinos nga viti 2020 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm./Lajmi.net/