‘’Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro’’

Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. ‘’Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro.Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi…

Lajme

17/08/2023 11:48

Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

‘’Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro.Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023. Kurse nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë’’, ka theksuar Murati.

Suksesi Qeverisë në menaxhimin më të mirë të financave publike dhe në mbledhjen e të hyrave përkthehet në buxhet më të lartë për komunat, ka shtuar më tutje Murati./Lajmi.net/