Shkak promovimi i seksualitetit – pas Libanit, edhe Kuvajti ndalon filmin “Barbie”
Shteti i Libanit pak ditë më parë vendosi për ndalimin e shfaqjes së filmit “Barbie” në këtë shtet. Kuvajti shpejt ndoqi shembullin, me agjencinë shtetërore të lajmeve, KUNA, që raportoi të enjten se qeveria kishte ndaluar shfaqjen e komedisë “Barbie” dhe filmit horror “Talk to Me” në mënyrë që të mbronte “etikën publike dhe traditat…
ShowBiz
Shteti i Libanit pak ditë më parë vendosi për ndalimin e shfaqjes së filmit “Barbie” në këtë shtet.
Kuvajti shpejt ndoqi shembullin, me agjencinë shtetërore të lajmeve, KUNA, që raportoi të enjten se qeveria kishte ndaluar shfaqjen e komedisë “Barbie” dhe filmit horror “Talk to Me” në mënyrë që të mbronte “etikën publike dhe traditat sociale”, shkruan VOA.
Ekspertët për të drejtat e njeriut dhe lirinë e fjalës në Liban thanë se ndalimi i mundshëm i “Barbie” është një simptomë e përpjekjeve më të gjera të Bejrutit për të degraduar lirinë e shprehjes dhe të drejtat e komunitetit LGBT+ në vend.
“Është qesharake dhe vdekjeprurëse në të njëjtën kohë”, tha Justin Shilad, një ekspert për lirinë e shtypit në Lindjen e Mesme për grupin e avokimit PEN America.