Ngiten çmimet e disa produkteve në Kosovë
Në lidhje me ndikimin e masave dhe se deri kur do jenë në fuqi, nuk kanë kthyer përgjigje nga Qeveria e nga Ministria e Tregtisë. Serbia, ndër vite ka rritur sasinë e eksporteve në drejtim të Kosovës, derisa sipas ekonomistëve Kosova duhet të fokusohet që të shtojë bashkëpunimin me shtete e rajonit si Shqipëria e…
Lajme
Në lidhje me ndikimin e masave dhe se deri kur do jenë në fuqi, nuk kanë kthyer përgjigje nga Qeveria e nga Ministria e Tregtisë.
Serbia, ndër vite ka rritur sasinë e eksporteve në drejtim të Kosovës, derisa sipas ekonomistëve Kosova duhet të fokusohet që të shtojë bashkëpunimin me shtete e rajonit si Shqipëria e Maqedonia e veriut, për importimin e produkteve.
raportuar ditëve të fundit, ekonomistët nuk e lidhin me vendosjen e masave ndaj produkteve serbe. Por sipas tyre, vendimet e tilla, po keqpërdoren nga bizneset për rritje të çmimeve,
Masat ndaj mallrave serbe që vendosi Kosova, pas arrestimit të 3 policëve, janë duke vazhduar të jenë në fuqi, ndonëse më te lehta.
Edhe më tutje në Kosovë nuk mund të hyjnë produktet finale të prodhura në Serbi, por vetëm lënda e parë.
Përderisa në treg është raportuar për rritje të çmimeve në produkte të caktuara, sipas ekonomistëve, nuk bëhet fjalë për efektin e masave, por për keqpërdorime nga bizneset.
Madje sipas ekonomistit Nagip Skenderi qeveria asnjëherë nuk vendosi masa serioze për prodhimet serbe, gjë të cilën do duhej ta bënte, raporton Rtv Dukagjini.
Ai shton se edhe masat e vendosura në kohën e tensioneve në veri, nuk janë zbatuar asnjëherë, meqë në treg gjendet edhe më tutje shumë produkte serbe.
Nagip Skenderi, ekonomist ka thënë se “Megjithatë këto nuk kanë pasur ndikim të madh në ekonominë e Kosovës, importi i mallrave serbe në Kosovë ka vazhduer edhe më tutje, edhe në të dhënat e ASK-së e të ministrisë, tregon se mbi 1 milionë kemi mallra të importuara nga Serbia, dhe trendi është në rritje. Asnjë ndalesë nuk është duke i ndalur, përkundrazi kemi ngritje të importit të Serbisë”.
E ekonomisti Erton Bega thotë se produktet serbe mund të zëvendesohen me produkte të shteteve të tjera, e forma më e mirë nuk është përmes vendimeve të qeverisë.
Erton Bega, ekonomist ka thënë se “Tregtia nuk mund të pengohet me masa qeveritare sepse këto masa pastaj përceptohen si kufizim i zhvillimit të ekonomisë së lirë, dhe qeveria mund të hasë probleme pastaj në procese të integrimeve evropiane sepse duket si palë destruktive në bashkëpunimin rajonal, vetëm qytetarët janë ata që mund të ndikonin përmes uljes së konsumimit dhe mos blerjes së këtyre produkteve që ato të mos importoheshin”.
Në lidhje me ndikimin e masave dhe se deri kur do jenë në fuqi, nuk kanë kthyer përgjigje nga Qeveria e nga Ministria e Tregtisë.
Serbia, ndër vite ka rritur sasinë e eksporteve në drejtim të Kosovës, derisa sipas ekonomistëve Kosova duhet të fokusohet që të shtojë bashkëpunimin me shtete e rajonit si Shqipëria e Maqedonia e veriut, për importimin e produkteve.