Kosova shkruan historinë në Botërorin e tenisit
Kombëtarja e Kosovës në tenis ka shkruar historinë në Kampionatin Botëror të tenisit “Davis Cup”, pasi që ka arritur të kualifikohet një grup më lartë. Fitoret nuk kanë të ndalur për Kosovën në Botërorin e tenisit, ku ekipi jonë në përbërje me dyshen Vullnet Tashi dhe Jasin Jakupi siguroi katër fitore nga katër ndeshje të…
Sport
Kombëtarja e Kosovës në tenis ka shkruar historinë në Kampionatin Botëror të tenisit “Davis Cup”, pasi që ka arritur të kualifikohet një grup më lartë.
Fitoret nuk kanë të ndalur për Kosovën në Botërorin e tenisit, ku ekipi jonë në përbërje me dyshen Vullnet Tashi dhe Jasin Jakupi siguroi katër fitore nga katër ndeshje të zhvilluara, raporton lajmi.net.
Tenistët nga Kosova dhuruan spektakël, ndërsa në fund siguruan kualifikimin në Grupin III (3) të “Davis Cup”.
Në ndeshjet e sotme që ishin të vlefshme për “Play-off”, Kosova u përball me Andorrën, ku Tashi dhe Jakupi treguan paraqitje të shkëlqyer, duke mposhtur kundërshtarin me rezultatet:
Vullnet Tashi – Eric Cervos Noguer 6:3 6:0.
Jain Jakupi – Damien Gelabert 6:3 6:0./Lajmi.net/