Uta Ibrahimi, gruaja e parë në Ballkan që ngjet majat e 11 maleve
Uta Ibrahimi e njohur ndryshe si heroina jonë e maleve e ka ngjitur edhe K2 me lartës 8,661 metra. K2 është maja e 11 në listën e Utës që ajo e ka ngjitur, dhe ajo vazhdon të jetë gruaja e parë në Ballkan që ka ngritur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në to, raporton lajmi.net.…
Sport
Uta Ibrahimi e njohur ndryshe si heroina jonë e maleve e ka ngjitur edhe K2 me lartës 8,661 metra.
K2 është maja e 11 në listën e Utës që ajo e ka ngjitur, dhe ajo vazhdon të jetë gruaja e parë në Ballkan që ka ngritur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në to, raporton lajmi.net.
Lajmin e konfirmoi “Utalaya”, faqja e cila shpërndanë lajmet për ngjitjet e Ibrahimit nëpër botë.
“Jemi krenarë dhe të lumtur të japim lajmin se Uta, heroina jonë e maleve, tashmë ka ngjitur edhe K2 me lartësi 8,611 m, dhe e ka renditur “Malin e egër” në vendin e 11 në listën e saj të projektit 14/8000. Kjo arritje e madhe është një moment historik ndër të tjera, që i ka dhënë një frymëzim të fuqishëm komunitetit alpinist shqiptar”, shkruante në postimin e “Utalayas”.
“Përkushtimi dhe vendosmëria e Uta Ibrahimit tregojnë se ajo ësh/të një udhëheqëse e vërtetë dhe një shembull frymëzues për të gjithë ne që kërkojmë të kalojmë kufijtë dhe të bëjmë ëndrrat tona realitet”, shkruante më tej./Lajmi.net/