Italia miraton krijimin e Ditës Kombëtare të Argëtimit të Sigurt
Senati italian miratoi të mërkurën një projektligj që prezanton Ditën Kombëtare për Argëtim të Sigurt më 8 dhjetor, që përkon me përvjetorin e një rrëmuje në një klub nate në Marche të Italisë, ku humbën jetën gjashtë persona. Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se projektligji që parashikon gjithashtu nisma të veçanta për të rinjtë…
Bota
Senati italian miratoi të mërkurën një projektligj që prezanton Ditën Kombëtare për Argëtim të Sigurt më 8 dhjetor, që përkon me përvjetorin e një rrëmuje në një klub nate në Marche të Italisë, ku humbën jetën gjashtë persona.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se projektligji që parashikon gjithashtu nisma të veçanta për të rinjtë të organizuara nga autoritetet lokale dhe shkollat, si dhe fushata informuese dhe ndërgjegjësuese, u miratua me 144 vota pro dhe katër abstenime.
Ndërsa tani do të shkojë në Dhomë për miratim përfundimtar.
Kjo nismë nderon kujtimin e pesë adoleshentëve dhe një gruaje 39-vjeçare që u vranë në një rrëmujë të shkaktuar nga një bandë në klubin e natës “Lanterna Azzurra” në Corinaldo pranë Ankonës më 8 dhjetor 2018.
Gjashtë të rinj u dënuan më pas me nga 10 deri në 12 vjet; në lidhje me incidentin në të cilin u plagosën gjithashtu mbi 100 persona.
Ata kishin synuar të përfitonin nga rrëmuja për të vjedhur sende me vlerë në klubin e natës ku turmat prisnin të shihnin një shfaqje të reperit të njohur italian Sfera Ebbasta.