Arona Krasniqi: Jemi shumë të motivuara për Evropian
Pivotja Arona Krasniqi është prej lojtareve të rëndësishme të Kombëtares U19 të Kosovës që po përgatitet për Kampionatin Evropian që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë. Arona është ende vetëm 16-vjeçare dhe llogaritet shpresë e hendbollit kosovar. Më herët këtë vit ajo kishte fituar rastin të ushtronte me Kombëtaren A, ndërsa tani…
Sport
Pivotja Arona Krasniqi është prej lojtareve të rëndësishme të Kombëtares U19 të Kosovës që po përgatitet për Kampionatin Evropian që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë.
Arona është ende vetëm 16-vjeçare dhe llogaritet shpresë e hendbollit kosovar. Më herët këtë vit ajo kishte fituar rastin të ushtronte me Kombëtaren A, ndërsa tani është e grumbulluar me Kosovën U19.
Pos që ndihet e privilegjuar, Arona e di se përgjegjësia është më e madhe për faktin që Evropiani mbahet në Prishtinë.
“Po vazhdojmë përgatitjet intensive për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Prishtinë. Jemi të motivuara për këtë ngjarje të madhe sportive që do të mbahet në vendin tonë. Fakti se Evropiani mbahet te ne, do të jetë edhe një motiv shtesë. Presim përkrahje të tifozëve dhe hendbolldashësve”, ka thënë Arona Krasniqi.
Ajo e di që nuk do të jetë lehtë në Evropianin e Divizionit B.
“Shpresojmë se do të bëjmë më të mirën për Kombëtaren tonë. Jemi shumë të motivuara dhe paraqitja para tifozëve tanë na jep edhe më tepër përgjegjësi. Grupin nuk e kemi të lehtë, por natyrisht do të japim maksimumin”, ka shtuar Arona.
Ajo është falenderuese që fitoi rastin të ushtrojë me lojtaret e Kombëtares së Kosovës. Përvojën e fituar në stërvitje me to do ta vë në shërbim të Kombëtares U19./Lajmi.net/