Krisma armësh dhe përleshje fizike në lagjen Zllatar: Policia jep detaje

Në orët e vona të pasdites së sotme u raportua se në lagjen Zllatarë në kryeqytet pati të shtëna me armë zjarri. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë ëpr rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetaj. Sipas saj me të pranuar informatën njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dhe aty janë evidentuar…

Lajme

26/06/2023 20:37

Në orët e vona të pasdites së sotme u raportua se në lagjen Zllatarë në kryeqytet pati të shtëna me armë zjarri.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë ëpr rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetaj.

Sipas saj me të pranuar informatën njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Dhe aty janë evidentuar dy persona të lënduar, njëri ka marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tjetri nga përleshja fizike.

Ata janë dërguar për tretman mjeksorë pranë institucioneve shëndetësore.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Zllatarë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona. Njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur. Të dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti./Lajmi.net