E jashtëzakonshme Luiza Gega, ‘rrëmben’ të artën në Lojërat Evropiane

Luiza Gega vazhdon suksesin në Lojërat Evropiane Krakow. Atletja shqiptare arriti të marrë medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa në turneun e zhvilluar në Poloni, për të përsëritur suksesin e një viti më parë në Gjermani. Gega, e cila garoi të enjten shënoi kohën më të mirë në këtë distancë, duke…

Sport

26/06/2023 13:48

Luiza Gega vazhdon suksesin në Lojërat Evropiane Krakow.

Atletja shqiptare arriti të marrë medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa në turneun e zhvilluar në Poloni, për të përsëritur suksesin e një viti më parë në Gjermani.

Gega, e cila garoi të enjten shënoi kohën më të mirë në këtë distancë, duke e ndalur kronometrin në 9 minuta 17 sekonda e 31 të qindtat.

Një sukses i arritur në divizionin e tretë të garës, që  me polaken Alicja Konieczek që e përshkroi distancën me kohën 9 minuta, 38 sekonda e 72 të qindtat.

Ky ishte triumfi i 11-të i Gegës në këtë eveniment që zhvillohet prej vitit 2009. Atletja shqiptare barazon rekordin historik të bullgares Ivet Lalova-Collio.

Më parë ky rekord mbahej nga rusja Yuliya Zaripova i vendosur në Bergen në vitin 2010.

Më 20 Qershor, Gega triumfoi edhe në garën e 5000 metrave në Kampionatin Evropian Ekipor, ku Shqipëria synon pikë të vlefshme për kualifikueset e Olimpiadës së vitit të ardhshëm në Paris.