Sahatçiu u kundërvihet akuzave jofaktike të VV-së në kryeqytet: Flisni me emra, kush e kërcënoi Bernën?!

Është deklaruar për herë të dytë gjatë ditës së sotme, nënkryetarja e kryeqytetit, Donjeta Sahatçiu. Fillimisht ajo përmes një postimi konfirmoi prurjen më të re te dega e PDK-së në Prishtinë, për të cilën prurje akuza hodhi dega e Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqendër, përcjell lajmi.net. Sipas VV-së, e njëjta është kërcënuar, megjithatë nuk publikoi as…

Lajme

21/06/2023 22:10

Është deklaruar për herë të dytë gjatë ditës së sotme, nënkryetarja e kryeqytetit, Donjeta Sahatçiu.

Fillimisht ajo përmes një postimi konfirmoi prurjen më të re te dega e PDK-së në Prishtinë, për të cilën prurje akuza hodhi dega e Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqendër, përcjell lajmi.net.

Sipas VV-së, e njëjta është kërcënuar, megjithatë nuk publikoi as detajin më të largët, sesa për atë të hollësishëm as që bëhet fjalë.

Andaj, duket se Sahatçiu e pa të udhës që të reagojë sërish, duke kërkuar nga VV që t’i publikojë emrat.

Më poshtë edhe postimi i plotë: