Gledi Mici konfirmon largimin nga Prishtina
Përveç ardhjeve të reja, nga Prishtina po vazhdojnë edhe largimet e disa futbollistëve kyç. Mbrojtësi i krahut, Gledi Mici ka konfirmuar largimin nga kryeqyteti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. “Bashkëpunimi me FC Prishtinën përfundon. Faleminderit për këto tri vite të mrekullueshme” – ka shkruar Mici në Instagram. View this post on…
Sport
Përveç ardhjeve të reja, nga Prishtina po vazhdojnë edhe largimet e disa futbollistëve kyç.
Mbrojtësi i krahut, Gledi Mici ka konfirmuar largimin nga kryeqyteti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
“Bashkëpunimi me FC Prishtinën përfundon. Faleminderit për këto tri vite të mrekullueshme” – ka shkruar Mici në Instagram.
View this post on Instagram
Gledi Mici edicionin e fundit ishte kapiten i skuadrës më të trofeshme kosovare.
32-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës nga vera e vitit 2020 kur u transferua nga Shkëndija e Tetovës.
Përveç Shkëndijës dhe Prishtinës, Mici më parë ka bërë karrierë edhe te Kukësi, Skënderbeu, Flamurtari i Vlorës, Kamza e Apolonia./Lajmi.net/